Viti

Edhe një Familje skamnore në Viti bëhet me shtëpi të re

Familjes Reka iu dhuruan çelësat e shtëpisë së re, ku përveç dhjetëra grave të këtij Forumi, i pranishëm në këtë ceremoni rasti ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Femrat shqiptare të lumtura që i dolën në ndihmë kësaj familje e kanë përgëzuar familjen Reka për hyrjen në shtëpinë e re. E kryetari Haliti i ka falënderuar ato për këtë vepër solidaritetit. Madje, Forumit i ka ndarë mirënjohje për vullnetin e mirë. Kjo ndihmë e ka gëzuar kryefamiljarin Kosum Reka, i cili tha se i ka dy vëllezërit me aftësi të kufizuara që jetojnë me të. Ndryshe shtëpia e ndërtuar nga Forumi i Grave Shqiptare, është e pajisur edhe me të gjithë inventarin e nevojshëm dhe e mobiluar, ndërkohë që Në Viti bëhet me shtëpi të re familja Reka jetojnë në të nga asistenca sociale që marrin çdo muaj prej shtetit. Forumi i Grave Shqiptare me qendër në Suedi, gjatë këtij viti ka ndihmuar ndërtimin e gjithsej 5 shtëpive të banimit për familje skamnore në disa rajone të Kosovës. Kjo ndihmë e ka gëzuar kryefamiljarin Kosum Reka, i cili tha se i ka dy vëllezërit me aftësi të kufizuara që jetojnë me të./Aziz Zuka

You Might Also Like