Epike “Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve, mos kërkoni nëpër libra, aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj”…. Bahriu djaloshi që moshën e re e ktheu në levizje, reformim, ide, projektim ku të gjitha kishin një pikë bashkimin kombëtar. I qetë në jetë, fjalë pak por i guximshëm në rrugën që e kishte nisur. Nuk ishte rastësi lufta gurile e Bahriut. Ai kishte trashëguar dicka nga babai dhe nëna e në vecanti ruante amanetin e vëllaut Fahrit i cili kishte rënë bashk me Afrim Zhitin. Asgjë në këtë botë nuk ndodh rastësisht.Ishte poet, projektues, ideator e mbi të gjitha një luftëtarë i paepur i kauzës shqiptare. E njoha familjen e tij dhe vetë Bahriun. Ajo qetsia e tij kishte dicka nga brezat per liri.Fliste pak por qartë.U këndonte heronjëve të kombit. 21 vite të ikura kur ra Bahriu doemos të kthejnë në të bëmat e tij jo të tij por të përpjekjeve për clirim kombëtar. Moshë e re me dije të përgjithshme. I ngjante figurës sëQemal Stafës. Liufta për clirim ishte e pa alternativ pë heroin e sotshëm Bahriun. Një të dytë të dimensinit të tij është vështirë të gjendet. Poet, prozator, kengëtar të gjitha të bashkuara në një rrugë që kishin emrin clirim. Ai shkruante për dëshmorët më mirë se gjithë të tjerët. Ai përjetonte ndjenjën e të qenurit të lirë.Të dytë, është vështirë të gjeshë. Njohja dhe rinjohja e sotme kanë dy kuptime. Njëra ishte rruga e nisur dhe sot portreti i heroit. Bahriu ishte vetë liria ku i këndonte me aq dashuri. Bahriu në poezin “Të gjallëve” kishte mesazh të qart për ditët ai kur jetontë por edhe për ditët e sotme Bahri Fazliu TË GJALLËVE Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve, mos kërkoni nëpër libra, aty s’ështe jeta e tyre, ështe jehona e saj. Nëse dëshironi te dini si jetuan deshmorët, mos shkoni në shtepitë e tyre, shikoni robërinë tuaj. Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët, mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre, ato janë flutura që s’kapen dot. Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve, mos thërrisni këngëtarin, do të pendoheni nga tingujt e zbrazët. Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit, secili prej nesh ka qenë prezent. Nëse dëshironi ti nderoni dëshmorët, mos shkoni tek varret e tyre për të vendosur lule, lulet do tu vyshken në dorë. Nëse………………………. Cdo gjë që iu intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre, aty do të gjeni gjeninë e tyre.
Izmi Zeka