Viti

Fabrika e bukës ”Sheki” për Fitër Bajram ndihmoi rreth 300 familje skamnore

Viti, 25 qershor- Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kompania përkatësisht Fabrika e bukës “Sheki” me seli në Prishtinë dhe Pozharan, ka shpërndarë sot rreth 1000 bukë për familjet skamnore të komunës së Vitisë. Përmes Shoqatës Humanitare Baamirëse “Nënë Tereza”.

Sic na njoftoi Halit Alidema, Koordinator rajonal I SHBH”Nënë Tereza”, kjo sasi e bukës për të gjitha familjet skamnore të komunës, është shpërndarë përmes aktivistëve të kësaj shoqate me që rast me nga 3 deri 5 bukë/varësishtë nga anëtarët e familjës/ janë ndihmuar rreth 300 familje duke filluar nga Strehimorja kolektive në Viti si dhe familjet e fshatrave: Novoselle, Ramjan, Sllatinë e Ulët dhe e Eperme, Kabash Beguncë, Smirë etj. E për ketë ndihmë kanë falenderur familjet skamnore të kësaj komune. Do theksuar se Fabrika e Bukës “Sheki” me vite ndihmon familjet skamnore të Vitisë./Aziz Zuka

You Might Also Like