KRONIKË E ZEZË

Falsifikoi dokumentin zyrtar

“Falsifikim i dokumentit zyrtar”

Nga Agjencia e Regjistrimit Civil, (Ministria e Punëve të Brendshme) drejtoria për pajisje me dokumente në Kamenicë kanë raportuar në Policinë e Kosovës po në Kamenicë me 28 shtator 2021, rreth orës 13:00 ankesë lidhur me falsifikimin e patentë shoferit të lëshuar nga organet kompetente të RF të Gjermanisë .

E dyshuara F.K.SH. ka marre patentë shofer të Republikës së Kosovës bazuar në patentë shoferin e Gjermanisë, ku pas verifikimit është konfirmuar prej autoriteteve Republikës së Gjermanisë përmes rrugëve zyrtare se ky dokument – patentë shofer i marrë në Gjermani është i falsifikuar.

Në konsultim me prokurorin e dyshuara është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe rasti i referohet Policisë së Kosovës njësisë së hetimeve për hetime të mëtejme.

You Might Also Like