FC Drita sërish pritet të ketë një kundërshtar të vështirë në kuadër të UEFA Conference League, ngase ajo ishte e pafat dhe wshtw ranguar nw grupin e ekipeve jo favorite pa fajin e saj. U duk se ekipi gjilanas do të radhitej në grupin e favoritëve pasi kishte fituar mjaft pikë në vitet e kaluara në garat evropiane, por në kampionatet e tjera ashtu u zhvilluan rrethanat që FC Drita ngeli e para, por në grupin e ekipeve që nuk janë favorite.
Kështu në Grupin e tretë ku bënë pjesë FC Drita, në grupin e favoritëve janë: Legia Waeszawa (Poloni), Hajduku nga Spliti (Kroaci), fituesi i ndeshjes Tikvesh (Maqedoni) – Breioablik (Islandë), Austria Wien (Austri) dhe Mlada Boleslav (Çeki) dhe njëri nga këto ekipe janë kundërshtar i mundshëm i FC Drita, që është ekipi i parë në radhën e jo favoritëve e bashkë me të janë edhe ekipet si Torshavn (Ishujt Faroe), fituesi i ndeshjes Caernarforn Town (Uells) – Crusaders (Irlandë e Veriut), Tampere (Finlandë) dhe Transinvest (Lituani), ekipe këto me të cilat FC Drita nuk mund të takohet.
Tërheqja e shortit do të bëhet sot (e mërkurë) me fillim në ora 14./kryelajmi.com/.