Futbollistja e njohur gjilanase, golashënuesja më e mirë e kampionatit të kaluar në Superligën dhe qendërsulmuesja e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Antigona Behluli ka zgjedhur partnerin e saj të jetës. Ajo është fejuar me Valdrin Kqikun, kurse futbollistja ka paralajmëruar se tash karrierën do t’a vazhdojë në Francë.
Antigona Behluli, qysh e re ishte shquar si talente e madhe e futbollit dhe ajo ishte pjesë e Klubit të Futbollit të Femrave Intelektualet. Lojërat e mira të saj I kishin në sy skautëve të futbollit, andaj ajo bashkë me Blerta Shalën kishin vendosur që karrierën t’a vazhdojnë në Zvicër, në FC Zurich. Antigona ishte edhe anëtare e përfaqësueses së Shqipërisë, por kur Kosova është pranuar në arenën ndërkombëtare, ajo pa hamendje ka vendosur që tashti t’a përfaqësojë Kosovën. Me t’u kthyer nga Zvicra, ajo u bë pjesë e Klubit të Futbollit Hajvalia, kurse tashti kur ajo me të fejuarin e saj kanë ndërruar unazat, ajo karrierën do t’a vazhdojë në Francë.
Vitin e kaluar ajo ka qenë golashënuesja më e mirë në Kosovë./kryelajmi.com/