Nga fshatin Gjylekar të Vitisë, kanë filluar sot punimet në realizimin e një projekti infrastrukturor ku përveç se do të bëhet asfaltimi i rrugës Gjylekar-Mogillë në distancë prej 2258m do të rregullohet rruga që lidhë fshatrat Gjylekar me Stubëllën e Ulët. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e fillimit të punimeve ndër tjerash ka folur para qytetarëve të pranishëm për realizimin e këtij projekti. Ai gjithashtu falënderoj Ministrinë e Infrastrukturës, konkretisht Ministrin, Lutfi Zharku për këtë projekt të rëndësishëm. “ Realizimi i këtij projekti do të jetë i një rëndësie të veçantë pasi që me të po krijojmë korridore për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo rrugë është gjithashtu i një rëndësie të veçantë për fermerët pasi që këtu në këtë pjesë kemi ndër fermerët më të fyer të komunës sonë”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai shtoi se me këtë projekt parashihen të lidhën edhe disa vendbanime të ndryshme./ Aziz Zuka