Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon Lulzim Bashën, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij, Xhelal Basha

 

Gjilan, 2 nëntor 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij, Xhelal Basha. Në telegram, thuhet:

 

“Miku im i dashur, Lul Basha,

 

E dashur familje Basha,

 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të babait tuaj, Xhelal Basha.

 

Në këto momente të rënda për Ty, për familjen Basha, për miqtë e shumtë e farefisin, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

 

E kujtofshi gjithmonë me krenari. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like