Futboll

Futbollistët e Gjilanit pos përgatitjeve gjejnë kohë edhe për shoqërim, argëtim, pushim e freskim

Lojtarët e SC Gjilanit janë duke u përgatitur për stinorin e ri në qytetin Bansko të Bullgarisë, ku pos përgatitjeve ata i kanë zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese me CSKA Sofia (0:1) dhe me ekipin izraelit Bnei Sakhnin (0-0).

Lojtarët, që sivjet do të udhëhiqen nga kryetrajneri Ardian Nuhiu, pos për përgatitje, ndeshje kontrolluese e aktiviteteve të tjera, po gjejnë kohë edhe për shoqërim, argëtim, pushim e freskim, që gjithsesi se është një gjë e mirë. Këtë më së miri e dëshmojnë fotot, të cilat është duke i publikuar SC Gjilanit, ku të gjithë futbollistet shihen duke ngarë biçikletat, duke ecur gurëve dhe duke u larë në lumë.

Deri në përfundimin e përgatitjeve, kuq e bardhët kanë paraparë edhe zhvillimin e disa ndeshjeve kontrolluese./kryelajmi.com/.

You Might Also Like