Gjilan

Udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm dhe Inspektorët nga Inspektorati i Punës në terren

Udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm dhe Inspektorët nga Inspektorati i Punës për rajonin e Gjilanit vizituan sektorin e ndërtimtarisë

 

Gjilan, 19 Korrik 2024 – Udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm nga Prokuroria Themelore në Gjilan, znj. Rozelida Manastiri, së bashku me Inspektorët nga Inspektorati i Punës për rajonin e Gjilanit, në kuadër të planit operativ të përbashkët, kanë vizituar sektorin e ndërtimtarisë në regjionin e Gjilanit, komunën e Vitisë dhe Kamenicës.

 

Arsyeja e këtyre vizitave ka qenë inspektimi lidhur me ndërmarrjen e masave parandaluese në proceset e punës në kuadër të sektorit të ndërtimtarisë, me qëllim që të evitohen rreziqet, të cilat shkaktohen nga ushtrimi i veprimtarisë së punës.

Nga këto vizita, aty ku është gjetur shkelje nga ky sektor janë ndërprerë punimet nga Inspektorët e Punës dhe u njoftuan të njëjtit se gjithmonë duhet të zbatojnë masat mbrojtëse për të shmangur dhe parandaluar rreziqet në punë.

Vizita të tilla dhe takime realizohen vazhdimisht në mes Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Inspektoratit Qendror të Punës nga rajoni i Gjilanit, me qëllim të koordinimit të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta.

You Might Also Like