Gjilan

Gagica: Jemi adresë edhe për komunitetet pakicë, bashkë e zhvillojmë komunën e shtetin

Fuqizohet Aleanca në Gjilan, Gagica: Jemi adresë edhe për komunitetet pakicë, bashkë e zhvillojmë komunën e shtetin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se sot këtij subjekti politik i është bashkuar Sunaj Ruzhdiu nga komuniteti turk në Gjilan.

Gagica përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sunaj Ruzhdiu vjen nga njëra ndër familjet më të vjetra të Komunës së Gjilanit.

Njoftimi i plotë i Gagicës:

Sunaj Ruzhdiu prej sot i bashkohet Aleancës në Gjilan.

Sunaj është nga komuniteti turk, vjen prej njërës nga familjet më të vjetra në Gjilan.

Si pjesëtarë i mërgatës sonë, Sunaj e sheh Gjilanin me sy të banorit rezident duke ndarë bashkë paknaqësitë me nivelin e zhvillimit të Komunës sonë, sidomos për ikjen e rinisë si pasojë e mungesës së përspektivës në vendin e tyre.

Aleanca asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur për komunitete pakicë të cilat e duan dhe respektojnë shtetin tonë të përbashkët, që kanë ide për zhvillim e vullnet për të kontribuar për të mirën e përgjithshme.

Mirë se vjen Sunaj në Aleancë!

You Might Also Like