Viti

Taksistët në Pozharan kërkojnë nga komuna që t’u caktohet një lokacion për parkim

Pozharani si qender lokale i cili lidhë dy qytete të mëdha Gjilanin dhe Ferzajn dhe përmes tij lidhet edhe me qendren komunale të Vitisë, dita me ditë po merr pamjen e nje Qyteze, kjo vrehet edhe nga zhvillimi jo vetem ekonomik por edhe si qender ku operojnë tash e një kohë të gjatë operator të ndryshëm të transportit publik ku qytetarët përmes tyre kryejn edhe sherbime të ndryshme të udhëtimit.

Por ajo cka vrehet këëtu është se tash e një kohë të gjatë këtu operojn edhe dhetra taksi që kryejn këto sherbim,taksistët e këtushëm janë të mllefosur se deri më tash komuna nuk u ka krijuar kushte për të vepruar pwr tw siguruar bukwn e gojes. Ata edhe pse janë taksi të regjistruara dhe paguajn tatim për shërbimet që bëjnë nuk kanë vend të caktuar për ku do të mumnd të parkohën dhe të presin klientet e tyre.

Ekrem Rama,njëri nga këta taksist shprehet I indenjuar se si deri me tash,edhe përkundër kerkesesqqë kanë bërë atyre Drejtoria përkatëse përkatsisht Sektori nuk u ka caktuar një vendparkim.Kështu aata janë të detyruar të arkohën ku të munden por edhe atyre u dalin telashe me gjoba nga policia për parkim në trotuar apo diku ku është e ndaluar.

Si unë edhe koleget e mi 10 sa operojm në Pozharan kërkojmë që sa më parë të na caktohet një lokacion në qender të Pozharanit mundësisht afër stacionit të autobusve ku ka vend ddhe nuk e pengojmë askend ,thotë Ekrem Rama.Sipas tij,në dy tre vende ka hapsirë për të na caktuar si vend për taksist sepse shume pronar te lokaleve dhe kafeterive e shfrytzojn këtë hapsirë duke e konssideruar si të “veten” e neve nuk na lejojnë të parkohemi.

Rama thotë se kjo po na demton shume ne profesionin tone, andaj kërkojmë që sa më shpejt të na caktohet një lokacion për taksi ku do të
Operojm pa pengesa .Aziz Zuka

You Might Also Like