Muzikë

Gjilanasja Rejda Isufi fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar”

Kënga „Duaje Tëndën”, e interpretuar nga Rejda Isufi, është shpallur fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar”, teksti, muzika dhe orkestrim të Hysni Klinakut, doli të jetë më e pëlqyera nga juria përzgjedhëse, Shqipe Halilim Naser Dula, Selvete Krasniqi dhe Teuta Nuredini. Edicioni i 19 i Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” u mbajt mbrëmë në Ferizaj. Organizatorë të këtij Festivali mbarkombtar është mbajt nën patronatin e komunës së Ferizajit, transmeton infosot.com. Gjilanasja Rejda Isufi, është 9 vjeçe në klasën e katërt në shkollën Fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Me këndim ka filluar të merret që nga mosha 5- vjeçare.

You Might Also Like