Gjilani e Ballkani kanë luajtur pa gola, në ndeshjen që është luajtur në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, ngase Gjilani kishte dashur t’i bëjë nder ekipit suharekas që titullin kampion t’a festojë në qytetin e tyre.
Në një ndeshje me plot raste janë dalluar portierët e të dy ekipeve, Enea Koliqi, Frashëri i Ballkanit, që u lëndua e që më pas në vend të tij është futur Damir Lulanoviq.
Të dy ekipet patën raste të shumta shënimi, në një ndeshje që është zhvilluar në një rrebesh shiu, por që në këtë ndeshje rezultati ishte në plan të dytë, ngase Ballkani e kishte siguruar titullin kampion e Gjilani pozitën e tretë që dërgon në Europa Conference League./kryelajmi.com/.