Klubi që i shpëtoi rënies vetëm përmes barazhit, ka bërë transferime të bujshme gjatë afatit kalimtar veror.
Gjilanasit kryesisht transferimet deri më tani i kanë bërë nga kampionati shqiptar dhe ai maqedonas.
Por gjatë ditës së sotme ‘Skifterat’ kanë nënshkruar edhe me dy mesfushorë të tjerë të ardhur nga skuadrat rivale në Superligë.
Telegrafi merr vesh ekskluzivisht se gjilanasit kanë nënshkruar me mesfushorin e Prishtinës, Mërgim Pefqeli.
Ndërkohë përforcimi i dytë për Gjilanin është mesfushori që kaloi nëpër një formë mjaftë të lartë në pranverë me Ferizajn, Qëndrim Dautaj.
Për Dautajn ky është një rikthim në Gjilan, pasi edhe më parë ka veshur fanellën bardhëkuqe.
Prezantimi i dy futbollistëve pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Deri më tani Gjilani është përfocuar me futbollistë si Oltion Rapa, Erlis Frashëri, Jackson Ferreira, Muhamed Useini si dhe portierin Shkëlzen Ruçi. /Telegrafi/