Futboll

Gjilani kthehet me një pikë nga Malisheva

Gjilani ka barazuar në ndeshjen që ka zhvilluar ndaj Malishevës, të luajtur si mysafirë. Në pjesëlojën e parë, Gjilani dukshëm ka qenë skuadër më e mirë, duke patur disa raste shënimi, por lojtarët e saj kanë huqur në çastet vendimtare.

Kështu, Progni në minutën 10 mundohet që të harkojë drejtë portës, por reagon mirë mbrojtja e Malishevës. Më pas edhe në minutën 40 sërish ka rrezikuar Progni, por pa mundur që të shënojë.

Në pjesëlojëm e dytë ishin vendasit që të parët kanë shënuar. Në minutën 67, Olivier i vendasve pas një veprimi vetjak, gjuajti bukur dhe qëlloi këndin e poshtëm të majtë.

Pak minuta më pas, për Gjilanin u dha penalti dhe përgjegjësinë e mori që të gjuajë Progni, i cili gjuajt në mes të portës, mbi duart e portierit dhe barazoi për rezultatin 1:1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

You Might Also Like