Gjilan

Gjilani ndan çertifikatata për 500 të rinjë nga trajnimi “Vullnetarët Rinor”

Komuna e Gjilanit sot ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për 500 të rinjtë të Gjilanit, të cilët kanë ndjekur trajnimin “Vullnetarët Rinor”, me qëllim të mënyrës së angazhimit në aktivitete të ndryshme për komunitetin.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ndjehet krenar që ka marrë vendimin për mbështetjen e programit të vullnetarizmit në Gjilan dhe programe të tjera ku rinia është e përfshirë.

“Nga këtu, duke parë vullnetin, angazhimin dhe përkushtimin tuaj, ndjehem krenar që kam marrë vendimin për mbështetjen e programit të vullnetarizmit në Gjilan, por edhe programe të tjera të vullnetarizmit dhe programe, ku rinia ka pjesëmarrje civile siç është “Gjilani Bike” aktivitete kulturore e sportive, që lidhen me interesin e nxënësve të shkollave të mesme, studentëve nga universiteti në Gjilan dhe kudo që janë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri ka përmendur dy arsye të mëdha që vullnetarizmi të jetë një motiv i fuqishëm për të rinjtë, duke përmendur angazhimin e tij vullnetar që nga mosha 18 vjeçare, duke u angazhuar me aktivitet vullnetar dhe në kauza të rënda, por edhe shembullin e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

“Unë kam përfaqësuar rininë e gjeneratës, brezin e Republikës, siç na thonin në atë kohë dhe jemi shembull i mirë i mobilizimit, aktivizimit dhe artikulimit të kërkesave të gjeneratave që ju përfaqësoni. Gjilani është krenar me punën që po bëni. Unë nuk kam bërë asgjë më shumë, pos që qw kam qenw brum I rinisw, dhe në moshën jashtëzakonisht të re, qytetarët e Gjilanit më kanë nderuar, kur më kanë zgjedhur kryetar në moshën 28 vjeçare. Prandaj, besoj shumë se dikush nga kjo sallë shumë shpejtë në një të ardhme mund të jetë kryetar Komune, deputet, këshilltar komunal dhe pse jo, president i vendit”, ka thënë ai.

“Rast tjetër shumë i veçantë është i ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, i cili në komunitetin e tij në Chicago ka bërë punë vullnetare. Ai përmend në librin e tij, vullnetarizmin në rini dhe vullnetarizmin si i diplomuar, duke bërë që njerëzit të ndërtojnë besimin ndaj tij, që ai një ditë të bëhej president i vendit”, ka thënë kryetari Haziri, duke i dëshiruar të rinjëve suksese dhe punë në shërbim të vendit dhe kauzës për ndërtim dhe integrim të shtetit të Kosovës.

“Gjithçka arrihet me punë dhe me angazhim, kudo që jeni. Shumë shpejtë do të jeni të integruar në Europë dhe do të keni mundësi edhe më të mëdha, përmes “Rasmus programit”, që vetëm Gjilani është i integruar. Të rinjtë e Gjilanit do të mund të aplikojnë në programe të bursave, të punës për student dhe në programe të punës vullnetare”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Në fund, kryetari Haziri ka kërkuar që rinia të jetë organizatore të aktiviteteve të shumta, mbrëmjeve të ndryshme, por, detyrë kryesore e të gjithëve duhet të jetë angazhimi në mësim dhe angazhimi në studime, duke bërë kështu prindërit tuaj krenar, neve dhe me një fjalë punoni që ta bëni Gjilanin krenarë, që t’u mbështesim juve në aktivitetin për Gjilanin, në vendin ku e keni.

Ndërsa, Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe të rinjtë për angazhimin e vazhdueshëm duke elaboruar punën që deri tani është bërë nga studentët, nxënësit dhe të gjithë të rinjëve nëpër organizime të ndryshme shkollore, studentore dhe rinore në përgjithësi, për aktivitetin rinor të Gjilanit.

Në fund me ceremoni janë bërë shpërndarja e çertifikatave për mbi 500 pjesëmarrës të trajnimit “Vullnetarizmi Rinor në Gjilan”.

You Might Also Like