Futboll

Portieri Leutrim Rexhepi nuk është më pjesë e FC Drita

Faliminderit Leo

Leutrim Rexhepi ka përfunduar kontratën me klubin FC Drita. Ju kujtojmë se Leutrimi ishte rikthyer te FC Drita në një moment të rëndësishëm, pas situatës emergjente të krijuar nga lëndimi i portierit Eron Isufi. Ai iu përgjigj thirrjes së klubit duke u bashkuar me të.

FC Drita e falënderon Leutrimin për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

You Might Also Like