Futboll

Gjilani sivjet do të ketë përbërje krejt tjetër

FC Gjilani ka qenë një ndër klubet më aktive në afatin kalimtar të verës, duke sjellë emra të njohur të futbollit. Fillimisht, FC Gjilani që mezi shpëtoi në ndeshjen e barazhit, i pakënaqur me performancën e lojtarëve që e bartën barrën në sezonin e kaluar, i ka larguar shumicën prej tyre, për të sjellë emra të rinj në ekip, duke vënë kandidaturën për Evropë.

Kështu, ekipi bardh e kuq nga Gjilani, në radhët e veta ka sjellë lojtarët Shkëlqen Ruçi, Erlis Frashëri, Oltion Rapa, Jackson Ferreria, Muhamet Useini, Qëndrim Dautaj, Bedri Greca, Gerhard Progni, Tomislav Busic, Fjoart Jonuzi, Ylli Shameti, Sangare Abdoulaye, Toure Souleymane  Sassio, Djofolo Dorgeles Culibaly.

Përbërja e Gjilanit do të jetë krejt ndryshe nga ajo e vitit të kaluar, ngase nga ekipi janë larguar Donat Kaçiu, Endrien Magani, Vilson Lila, Fisnik Papuçi, Jefferson Lopes, Semir Hadzibulic, Vilfor Hysa, Shpend Asani, Kledi Koci, Ansi Nika, Qëndrim Ismajli & Arlind Ismajli (Huazim 1 vjeçar te KF Dardana), Kujtim Dubova, Arbër Mustafa, Altin Aliu (huazim 1 vjeçar te KF Vllaznia Pozheran).

You Might Also Like