Nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” të parët në garat komunale të shahut
Sukseset e nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nuk kanë të ndalur. Edhe një ekip kampion u shpall këtë të martë. Ekipi i Shahut në finale të garave komunale mundi ekipin e shkollës “Don Bosko”.
Garat u mbajtën në Shkollën “Sadulla Brestovci” në Gjilan, ku ekipi i Gjimnazit Natyror përbëhej nga garuesit Anilë Zuzaku, Melisë Fetahu, Gert Bajrami, Milot Haziri, Blerand Ajeti dhe Alpi Sahiti.
Përzgjedhës i ekipit dhe njëherit edhe trajner ishte profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala.
Ndryshe, garat u mbajtën edhe për Shkollat e Mesme të Ulta, ku vendi i parë i takoi Shkollës “Sadulla Brestovci”, e cila në finale mundi Shkollën “Don Bosko”.
Ekipet fitues do t’a përfaqësojnë Gjilanin në garat rajonale.

