Futboll

Grumbullohet përfaqësuesja U19

Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U19 nuk ka të ndalur, për të mirën e kësaj Përfaqësuese grumbullimet e futbollistëve do të bëhen me 11-12 shtator, fillimisht në Fushë Kosovë ndërsa në ditën e dytë do të jenë në kryeqendër në Prishtinë në Dragodan.

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ramiz Krasniqi, lidhur me këtë grumbullim është mjaft optimist.

“Do të jetë një grumbullim i futbollistëve të lindur në vitin 2000, do të jenë rreth 25 futbollist ndërsa afro 50% të futbollistëve do të jenë për herë të parë në grumbullimet të cilat ne i testojmë futbollistët, ndërsa gjysma e futbollistëve të tjerë edhe më herët kanë qenë pjesë e grumbullimeve tona”.

 

Përzgjedhësi Krasniqi, ka bërë me dije se shumica e këtyre futbollistëve në të ardhmen do të jenë bazë e Përfaqësueses për Kampionatin Botëror.

“Do ti përcjellim në çdo detaj çdo futbollist, ata të cilët e meritojnë do të vazhdojmë me ta ata të cilët nuk kanë ndonjë kualitet të veçantë me keqardhje nuk do të jenë pjesë e jona, po mundohemi që kualitetin e futbollistëve mos ta anashkalojmë dhe t’ju japim rastin vetëm më të mirëve, vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë suksese në arenën ndërkombëtare e cila ka kualitete të jashtëzakonshme”.

 

Krasniqi me stafin e tij është në përfundim për eliminatorët e Kampionatit Evropian, ata nga fundi i shtatorit do të bëjnë grumbullimin e futbollistëve dhe do të udhëtojnë në shtetin e Austrisë ku do të takohen me nikoqirin Austrinë, Izraelin dhe Lituaninë.

“Për këto kualifikime kemi punuar tani e një kohë të gjatë, jemi munduar i gjithë stafi të japim më të mirën, e dimë se jemi me një

grup shumë të vështirë por ne do të japim më të mirën të cilën e posedojmë, do ta bëjmë edhe një grumbullim do të qëndrojmë së bashku

për një javë dhe pastaj do të udhëtojmë, shpresojmë shumë në rezultate pozitive edhe pse do të jetë vështirë por edhe ne kemi atutet tona nuk do të dorëzohemi lehtë”, ka bërë të ditur trajneri i palodhur, Ramiz Krasniqi.

 

Përfaqësuesja e Kosovës e cila bën pjesë në Grupin e 6 ndeshjen e parë do ta zhvillon me 3 tetor me Austrinë, me 6 me Izraelin ndërsa me me 9 tetor me Lituaninë.

You Might Also Like