Gjilan

Haziri: Artan Bunjaku ka qenë njeri shembullor dhe profesionist i jashtëzakonshëm  

Gjilan, 20 dhjetor 2020 – Me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të profesorit shumëvjeçar të matematikës, Artan Bunjaku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bunjaku. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Bunjaku,

I dashur miku im, baca Hasan,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të profesorit shumëvjeçar të matematikës, Artan Bunjaku.

Artani ka qenë njeri shembullor, profesionist i jashtëzakonshëm dhe njeri poliedrik.

Atë do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë gjeneratave në lëmin e matematikës, sikurse edhe për kontributin në fushën e kulturës e të gazetarisë.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Ngushëllime po ashtu, edhe për kolegët e gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like