Gjilan

Haziri: Për hir të baballarëve dhe gjyshërve, evitoni ndejat në bashkësi dhe përshëndetuni me zemër

Gjilan, 24 mars 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Për hir të baballarëbve e gjyshrëve, ju lutem të mos dilni pa nevojë, të mos qëndroni në bashkësi në familje dhe mos shkoni mysafirë. Rrini n’shpi sepse ne po luftojmë me të panjohurën”, ka deklaruar Haziri.

Ai është shprehur të jetë shumë i kënaqur me menaxhimin e Qendrës Operative dhe Komitetin për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të cilave këto ditë u ka prirë nënkryetari Arbër Ismajli, i mbështetur nga anëtarët e dy mekanizmave, ku janë të përfshira të gjitha institucionet komunale dhe regjionale.

“Sot në takimin e mëngjesit, Komiteti për menaxhim ka vlerësuar gjendjen e mbrëmshme dhe të situatës rreth masave të rekomanduara për t’u mbrojtur nga kjo pandemi. IKSHP ka konfirmuar 11 rastet e reja në fshatin Vrapqiq, të familjes Shaqiri, ku dy motrat që kanë ardhur nga Gjermania, gjatë qëndrimit në familje, njëra prej tyre ka rezultuar pozitiv. Apeli ynë është që t’i referohemi këtij rasti që t’i evitojmë qëndrimet në bashkësi”, ka deklaruar Haziri.

I pari i gjilanasëve ka njoftuar se dy nga të infektuarit po trajtohen në Klinikën Infektive, të tjerët janë në vetizolim, derisa Vrapçiqi dhe Zhegra janë vendosur në karantinë.

“Lajmi i mirë është se në Zhegër nuk ka rezultuar pozitivë asnjë rast tjetër. Personi i cili ka rezultuar pozitiv, po vazhdon të ketë gjendje të mirë dhe pa simptoma. Ndërsa, mund të them se rezultati i mirë në këtë lajm të keq për familjen Shaqiri dhe për neve, është se virusi është lokalizuar në origjinë dhe dihet historiku i kontakteve”, ka deklaruar kreu i Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit ka pohuar se janë dezinfektuar rrugët e qytetit, hyrjet e banimi të ndërtesave kolektive QKMF dhe QMF’të, xhamitë, kishën Shën Nikolla dhe institucionet tjera.

Ai tha se janë hartuar listat e familjeve në nevojë, dhe çdo ditë po u shëpërndahen pako ushqimore që janë kryesisht të karterës sociale.

Ai ka falënderuar personelin shëndetësor për punën, duke i quajtur heronjtë e ditëve të sotme, ndërsa pas tyre, Këshillat e fshatrave, ka thënë se janë heronjtë e shkallës së dytë.

Në këtë konferencë, janë paraqitur para publikut edhe nënkryetari, Arbër Ismajli, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili dhe drejtori i KRU Hodromorava, Muhamed Suliqi.

You Might Also Like