Gjilan

Haziri: Qeveria e re i ka të gatshme projektet që i zgjidhin problemet kryesore të Gjilanit

Qeveria e re i ka të gatshme Projektet që i zgjidhin problemet kryesore të Gjilanit, një pjesë e të cilave ishin në realizim e sipër. Për ‘projektet’ e tyre të fushatës mos të flasim. Në vend se të shënohet progres për mirëqenien e qytetarit të Gjilanit, fatkeqësisht ka regres. Asnjë gur nuk është lëvizur.
Ajo që kemi parë këto 100 ditë janë vetëm akuza, ankesa e tentim për njollosje të qeverisjes sonë, e cila ka qenë larg më e suksesshmja që prej pas luftës dhe modeli më i mirë qeverisës në Republikë.
Sinqerisht, më vjen keq për gjilanasit e mi për zhgënjimin e madh që e kanë përjetuar. Sa shpejt qeveria e re e ndërroi sloganin në ‘Bashkë S’Qeverisim’.
Ajo që nuk dëshiroj të ndodh në asnjë mënyrë është humbja e partnerëve e qeverive mike botërore, me ndihmën e të cilëve sot gëzojmë projekte të cilat u kanë ndryshuar jetën qytetarëve. Shenjat nuk po duken pozitive, fatkeqësisht!, ka thënë Lutfi Haziri

You Might Also Like