Gjilan

Haziri uron Bashkësinë Islame dhe qytetarët e Gjilanit për festën e Kurban Bajramit

 

Gjilan, 19 korrik 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prag të festës së Kurban Bajramit, ka vizituar kryetarin e Bashkësinë Islame në Gjilan, Naim Aliu, nga ku ka uruar të gjithë qytetarët e besimit mysliman, që gjithmonë të mbizotroj paqja, harmonia, ndihma dhe solidariteti për njëri-tjetrin, përkushtim për punë të mira që është edhe porosi e profetit e zbritur qartë nga i Madhi Zot.

Në mesazhin e urimit pas takimit thuhet:

“I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu,

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit dhe bashkatdhetarë që këtë vit e festojmë së bashku Kurban Bajramin në Gjilan,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila përcillet me mesazhin e sakrificës për Zotin.

Kurban Bajrami thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë çdo ditë, jo vetëm në festë. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit. Zoti ka krijuar të gjithë njerëzit të barabartë, jeta i ndryshon pozicionet e njerëzve, por të drejtat, liritë dhe ato që i ka garantuar i madhi Zot, në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i harrojmë. Sofra e secilit jo vetëm në ditë festash, por vazhdimisht duhet të jetë plot. Nëse një familje nuk ka, apo përballet me vështirësi të mëdha, ajo është sprovë dhe thirrje për të gjithë ne që bashkërisht të bëjmë me dinjitet dhe të ketë lumturi, e jo brenga. Gjilani, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, janë populli më solidar, prandaj ta ndihmojmë atë që është në tokë, që të na ndihmoi krijuesi i gjithësisë në qiell”, ka uruar kryetari Lutfi Haziri. 

 

You Might Also Like