Gjilan

Ish-të burgosurit vizitojnë PDK-në

Përfaqësuesë të Shoqata e të Burgosurve Politikë, në Gjilan, të kryesuar nga kryetari i shoqatës z.Sabit Rexhepi, kanë vizituar selinë e Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Gjilan për të shprehur falënderimin e tyre për bashkëpunimin me PDK-në.

Me këtë rast SHBP – dega në Gjilan ka ndarë mirënjohje për ndihmesën (krijimi i hapësirës, ndarja zyrës për punë në hapësirat e PDK-së dhe shërbime tjera të nevojshme pa kompenzim), që PDK i ka dhënë kësaj shoqate nga themelimi i saj e më tutje.

Në emër të degës këtë mirënjohje e ka pranuar kryetari i degës z.Zenun Pajaziti, cili ka shprehur falënderimin për mirënjohjen dhe ka spikatur bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që PDK ka pasur me këtë shoqatë, bashkëpunim ky që do të vazhdoj përherë.

You Might Also Like