Futboll

Vavalis: Ky ekip nuk ia arriti që t’a menaxhojë stresin e presionin

Akis Vavalis nuk arriti që me Dritën të bëhet kampion dhe tashti kur gjithçka ka marrë fund, ai thotë se ky ekip nuk ia arriti që t’a menaxhojë stresin e presionin. Ai tha se titulli kampion nuk u humb për shkaqe taktike, ngase ekipi luajti mirë, pati shumë raste shënimi, por që nuk ia dilte të shënojë.

“Për t’u bërë kampion diçka na mungoi e ai ishte mentaliteti për të fituar. Në bënim nga 15 raste dhe nuk ia dilnim të shënojmë, cila ishte arsyeja, sigurisht se nuk ia arritëm t’a menaxhojmë stresin”, tha Akis Vavalis, që tha se kanë plan për të ardhmen, për të bërë shumë ndryshime në ekip./kryelajmi.com/.

You Might Also Like