Sportet me dorë

Ja kur zhvillohet gjysmëfinalja e parë e play-offit, RC Cola Drita – Marigona Hill Prishtina

Gjysmëfinalja e parë e play-offit ndërmjet RC Cola Drita dhe Marigona Hill nga Prishtina do të zhvillohet këtë të hënë me fillim në ora 17 në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesëve, shkaku i pandemisë covid 19, por do të ketë transmetim live ne ART sport dhe KUJTESA sport.

Të rikujtojmë se në fund të stinorit të rregullt në Ligën e Parë të Kosovës në Volejboll, RC Cola Drita është radhitur në pozitën e parë, me vetëm një humbje të pësuar në kampionat.

Të rikujtojmë se ekipi që fiton garën e play-offit në mënyrë të drejtpërdrejtë do të inkuadrohet në Superligën e Kosovës në Basketboll, derisa vendin e dytë, apo finalistin e pret një punë shumë ë vështirë, ngase do të duhet të përballet me KB Trepça, që ishte e parafundit në Superligë.

You Might Also Like