Muzikë

Ja si ishte mbajtur para 30 viteve Koncerti Muzikor në Përlepnicë në kuadër të “Flaka e Janarit 1994”

Ekskluzive: Flaka e Janarit – ‘94
 
Shkruan: Mehmetali Arifi, profesor i kitarës
 
Shoqata e Pavarur Kulturore ishte themeluese dhe organizatore e Manifestimit multikulturor, mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.
Viti ‘94ishte përvjetori i tretë i organizimit të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore, unikale në formë e përmbajtje.
Këtu më poshtë, për herë të parë, po paraqes përmbajtjen, renditjen e pikave programore të Koncertit muzikor të mbajtur në Përlepnicë, në organizim të Sektorit muzikor në kuadër të SHPK-së, përgjegjës i të cilit sektor, kam qenë unë, Mehmetali Arifi.
Manifestimi, në të katër shtyllat, kishte karakter garues. Me këtë rast, për Çmimin e Parë, juria profesionale vlerësoi interpretimin e solistes Mirvete Shabani , e cila interpretoi këngën premierë “A e dije”, teksti: Hydajet Hyseni, muzika: Izet Kallaba, kushtuar Jusuf Gërvallës.
Koncerti i larmishëm muzikor është mbajtur, përgjatë viteve të para të organizimit, në Përlepnicë. Më saktësisht, në vitet: ‘92, ‘93 dhe ‘94.
Në vitin ‘95 Koncerti zhvendoset në Gjilan dhe atë në sallën e teatrit të qytetit. Në vitin ‘96 mbahet në sallën e kinemasë së qytetit dhe nga ky vit profilizohet si Festival i Interpretuesve të Muzikës Popullore: FEST-FLAKA. Në vitin ‘97 organizimi bëhet në Restorant “Kosova” në Bresalcë.
Në aspektin teknik-organizativ, për këto vite, të sipërshënuara, SHPK- e ka ndihmuar vazhdimisht Forumi Rinor i LDK-së. Forumi Rinor kishte merita të veçanta edhe në shtrirjen e Manifestimit “Flaka e Janarit” në gjithë Kosovën dhe më gjërë në trevat shqiptare, deri në vitin ‘95. Në vitet që pasojnë “Flaka…” përqendrohet vetëm në Gjilan, duke e shëndrruar kështu qytetin në një kryeqendër të ngrohtë kulturore, në janarët e acartë.

You Might Also Like