Futboll

Ja si mund të përcillet ndeshja Gjilani – Drita

SC Gjilani ka dalë me një njoftim për përcjelljen e kryendeshjes Gjilani – Drita dhe ato duken si në vijim:

Personat të cilët janë pajisur me biletë janë të obliguar që me vete të kenë edhe mjetet e identifikimit, pasi që kontrollimi i biletës do bëhet përmes kartës tuaj zyrtare të identifikimit.

Asnjë person nuk do lejohet të afrohet në hapësirat e stadiumit nëse nuk është i pajisur paraprakisht me biletë.

Mediat të cilat do jenë të akredituara do të vendosen në pjesën e tribunës zyrtare të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapësirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

You Might Also Like