ARSIMI

Ka ndërruar jetë Isah Sadiku, mësues në pension

Ka ndërruar jetë, në moshën 82 vjeçare, mësuesi Isah Sadiku.
Ai ishte ndër veteranët e arsimit shqip, jo vetëm në Smirë. Isah Sadiku ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave edhe në ciklin e ulët si mësues, por edhe në ciklin e lartë si mësimdhënës lëndor. Ai do të kujtohet dhe do të vlerësohet gjithmonë për përkushtimin në punë dhe për sjelljet shembull në shkollë dhe jashtë saj.
Varrimi do të bëhet të martën, më 28 nëntor 2023, në orën 14:00, në Varrezat e Bjeshkollavës, në Smirë.
Ngushëllime familjes Sadiku, ish-kolegëve dhe të afërmve të ndjerit!

You Might Also Like