ARSIMI

Ka ndërruar jetë profesori Isak Haziri

Ka ndërruar jetë profesori Isak Haziri, i cili duke qenë profesor i matematikës për disa dekada ka punuar në arsim. Njoftimin për vdekjen e të ndjerit e kanë barë familjarë të tij, ku në njoftim është thënë:

Me dhembje dhe pikëllim të madh ju njoftoj që sot ka ndërruar jetë profesor Isak Haziri, miku im (vëllau i gruas time).

Me vdekjen e profesorit humba një mik, humba një intelektual me plotë kuptimin e fjalës, një njeri të ditur me të cilin mund të bisedoje për të gjitha temat.

Valët e jetës e goditën pamëshirshëm por ai diti si t’i përballoj ato.

U largua përgjithmonë duke na lënë të mërzitur dhe duke lënë zbrazëti që nuk kompensohet.

Varrimi bëhet nesër e shtunë më 15.07.2023 me namazin e drekës në fshatin Skifteraj.

Kryelajmi.com

You Might Also Like