Futboll

Këtë fundjavë nis Superliga e Kosovës, ja me kë përballen Gjilani e Drita

Këtë fundjavë starton edicioni i ri 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Rikthimi i Trepçës 89’ dhe Ferizajt, sigurisht se e bën shumë më interesant kampionatin, dhe që në në xhiron e parë, të dyja këto skuadra do të përballen me rivalët nga i njëjti qytet, shkruan Korneri.net

Kështu, të shtunën me fillim nga ora 17.00, do të luhen tri ndeshje, Trepça 89’-Drita, Gjilani-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina.

Të dielën luhet vetëm ndeshja Drenica-Llapi në orarin e njëjtë, kurse ndeshja Malisheva-Ballkani është shtyrë, për shkak se Ballkani të enjten e zhvillon ndeshjen e kthimit në Conference League ndaj Klaksvik.

You Might Also Like