Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Lugina, Shqiprim Taipi është lojtar i SC Gjilani. Shqiprim Taipi, i lindur më 19 shkurt të vitit 1997 në Bujanoc, i gjatë 174 centimetra është një mesfushorë defanziv dhe luan me këmbën e djathtë. Ka shtetësi të Shqipërisë, vend për të cilin ka luajtur për grupmoshat U16. Ai në karrierën e tij ka luajtur për KF Shkëndija e Tetovës, Horizont, FC Shkupi, FC Prishtina, KF Skënderbeu, KF Kukësi dhe së fundi edhe për Kaspiy Aktau, për të kaluar tashti te SC Gjilani. /kryelajmi.com/.