Sporte të tjera

Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” fituese e Kupës për Performansë Artistike

Këtë të shtunë Federata e Gjimnastikës së Kosovës ka organizuar edicionin e parë të aktivitetit gjimnastikor për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në këtë aktivitet që është mbajtur në Fakultetin e Kulturës Fizke dhe të Sportit, pjesëmarrëse kanë qenë 12 ekipe, me 180 pjesëmarrës e të cilat janë paraqitur me performansat e tyre.

 

Klubi i Gjimnasitikës “Halil Alidema”, i cili drejtohet nga trajneri dhe pedagogu i palodhur i sportit, Hazir Alidema dhe trajneri Ard Kryeziu,  pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe sidomos ka spikatur me paraqitjen artistike të vashave të reja, por tejet të talentuara për çka edhe kanë marrë Kupën me motivacion për Performansë Artisike./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like