Gjilan

Komuna e Gjilanit dhe DEMOS-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për qeverisje me pjesëmarrjen e qytetarëve

Sot në emër të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me Projektin për Decentralizim dhe Mbështetje Komunave (DEMOS), që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal.
Fusha e veprimit të këtij memorandumi përfshinë sigurimin e mbështetjes teknike dhe fuqizimin e kapaciteteve nga projekti DEMOS për të mbështetur komunën në arritjen e këtyre objektivave, së bashku me angazhimet e komunës për të zbatuar masat specifike.

You Might Also Like