Viti

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira uron gjithë shqiptarëve festat e Nëntorit

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e botës: Gëzuar Festat e Nëntorit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar. Kjo ditë e bekuar e historisë sonë kombëtare është dhe do të mbetet përgjithmonë pika më e shndritshme e referencës së idealeve të shqiptarizmit, të atyre idealeve të cilat u mbrojtën me flijime të mëdha që në kohën e Gjergj Kastriotit, e u ringjallën fuqishëm në kohën e Rilindjes dhe kulmuan më 28 nëntor 1912, me aktin historik të ngritjes së Flamurit në Vlorë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kombëtare.

Lavdi atyre qe u flijuan për këtë ditë dhe respekt i përjetshëm”, thuhet në urimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira.Aziz Zuka

 

You Might Also Like