Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendës komandantin e KFOR-it, kolonel Matt Johnston, me bashkëpuntorë.
Në këtë takim njoftues dhe informues, kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Johnston për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i, dhe angazhimin e madh në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë. Ai e ka njoftuar z. Johnston për zhvillimet e gjithëmbarshme dhe projektet e komunës, të cilat janë planifikuar për t’u realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë. Poashtu, në këtë takim kryetari Haliti u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë aleatët historik të shqiptarëve.Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë ndër vite në mes të komunës së Vitisë dhe KFOR-it bashk me ekipet ndërlidhëse, kryetari i dhuroj nënkolonelit një dekoratë.Aziz Zuka