Gjilan

Kryetari Hyseni priti në takim shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh

Kryetari Hyseni, sot gjatë ditës ka pritur në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe përfaqësues të tjerë shkruan Radio Star.

Hyseni përmes një postimi në facebook, ka thënë se shefja UNMIK-ut dhe përfaqësuesit janë shprehur të hapur për bashkëpunim në realizimin e projekteve të fushës së arsimit, shëndetësisë, shërbimeve publike e zhvillimit ekonomik; për edukimin e mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Shkrimi i plotë:

Në takimin me karakter njoftues me shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe përfaqësues të tjerë, i njoha me objektivat dhe prioritetet për të ardhmen, si dhe sfidat që përballemi si institucion lokal.

Me theks të veçantë në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve, ata u shprehën gjithashtu të hapur për bashkëpunim në realizimin e projekteve të fushës së arsimit, shëndetësisë, shërbimeve publike e zhvillimit ekonomik; për edukimin e mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

You Might Also Like