Gjilan

Kryetari Hyseni uron Fitër Bajramin: Të bashkuar të jemi përherë dhe gëzimin e shpresën ta shtojmë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni tha se të bashkuar ishim edhe në lutje dhe agjërim për 30 ditë sa zgjati muaji i Ramazanit.

Postimi i plotë:

Festat rëndom na bashkojnë, të bashkuar ishim edhe në lutje dhe agjërim për 30 ditë sa zgjati muaji i Ramazanit.

Të bashkuar të jemi përherë dhe gëzimin e shpresën ta shtojmë. Të mbushen zemrat tona mirësi dhe konsideratë e respekt për njëri-tjetrin. Agjërim të pranuar!

Gëzuar Fitër Bajramin!

Kryetari i komunës së Gjilanit
Alban Hyseni

You Might Also Like