Gjilan

Kryetari Hyseni vlerëson lartë personalitetin e veprimtarit Asllan Bislimi

Në mbledhjen komemorative janë bërë nderimet e fundit për humbjen e veprimtarit, Asllan Bislimi, me ç’rast i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë kësaj mbledhje, kryetari Hyseni i shprehu ngushëllime familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën tashmë të ndjerin.
Kryetari Hyseni tha se Bislimi ishte një personalitet me një rrugë të bujshme jetësore. Madje, ai u shqua edhe për veprimtarinë në çështjen kombëtare, si pjesë udhëheqëse e mbrojtjes territoriale në sistemin paralel në kohën e okupimit.
Asllan Bislimi ishte kryetar sindikate në Komunën e Gjilanit, drejtor në fabrikën e tekstilit “Integj”, e bartës i shumë detyrave politiko-shoqërore në nivel komune dhe vendi.

You Might Also Like