Gjilan

Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me afaristin dhe humanistin gjilanas nga Gjermania, Ilmi Mustafa kanë ndihmuar me pako fëmijët pa përkujdesje prindërore

Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me afaristin dhe humanistin gjilanas nga Gjermania, Ilmi Mustafa sot kanë ndihmuar me pako fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Si pasojë e shumë faktorëve, Kosova po përballet tani e dy vjet me krizë të madhe ekonomike. Çdo kategori e shoqërisë sot ka nevojë për t’ia zgjatur dorën e ndihmës dhe kujdesit.
Diaspora jonë gjithmonë ka qenë dorëhapur dhe shumë e kujdesshme në raport me familjet e tyre në Kosovë, me shoqata e qytetarë që kanë pasur dhe kanë nevojë për përkujdesjen tonë qoftë si institucione, po ashtu edhe si biznesmenë e politikanë.
Falenderojmë drejtorin e ‘Handikos-it’ Fatmir Shurdhani i cili gjithmonë është i gatshëm të jetë bashkë me ne sa herë që jemi afruar kësisoj.
Mirënjohës përjetë diasporës sonë dhe bashkëatdhetarëve si Ilmiu e shumë të tjerë si ai!

You Might Also Like