Gjilan

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni pret në takim drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan

Gjilan, 24 janar 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim drejtorin gjeneral të KEDS-sit, Alpin Dogan.

Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi për vizitën drejtorin e KEDS-sit, ka thënë se është kërkesë urgjente urgjente që të zgjidhet problemi i trafos së rrymës në shkollën e mesme e arteve, derisa u dakorduan që kjo të bëhet sa më shpejt nëpërmjet bashkëfinancimit.

“Gjilani është vetëm njëra prej dy komunave të Kosovës që e ka shkollën e mesme të arteve dhe ne jemi shumë të interesuar që të jetë në funksionalitet të plotë për nxënësit e mësimdhënësit aty”, ka thënë kryetari Hyseni.

Po ashtu, gjatë takimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe drejtori i KEDS-it, Alpin Dogan, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në aspekte të tjera në të mirë të komunitetit.

You Might Also Like