Sportet me dorë

Kryetrajneri Idriz Berisha falënderon ata që e përkrahën KV Dritën gjatë gjithë edicionit

Faleminderit nga zemra për përkrahjen e klubit gjatë gjithë edicionit të gjithë sportdashësve në qytetin tonë.

Faleminderit prej drejtorit Besnik Veseli dhe kapitenit Fatlum Hajrizi për besimi që më dhanë.

Faleminderit të gjithë shikuesve dhe tifozëve të jashtëzakonshëm “Intelektualet” për atmosferën në ndeshjen e mbrëmshme.

Rruga deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë, jemi shumë krenar që kemi arritur ta formojmë një grup lojtarësh që kanë mposhtur çdo skuadër këtë edicion.

Përkundër angazhimit shumë të madh nuk arritëm që të vazhdojmë rrugëtimin tonë për në finale.

Ishte mungesë e koncentrimit dhe joserioziteti i disa lojtarëve tanë që ne humbëm rrugën drejt finales.

Ne nuk do të ndalemi!

Të bashkuar do të vazhdojmë përgatitjet e organizimin për edicionin e radhës.

You Might Also Like