Sportet me dorë

KV Drita bënë historinë

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani po bënë historinë, ngase është ekipi i parë nga Gjilani që përballet në Ligën e Kampioneve në ndonjë sport.

Në një njoftim zyrtar të KV Drita nga Gjilani është thënë se skuadra e tyre është e gatshme për debutim në Champion League, ku ekipi gjilanas do të përballet me ekipin Maritza nga Plovdivi i Bullgarisë.

Në njoftimin e KV Drita është thënë se Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll, KV Drita në fillim të javës së ardhshme (të martën), do të ndeshet me kampionin e Bullgarisë Maritza Plovdiv, në takimin e garës më prestigjioze të volejbollit, Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e vlefshme për rrethin e xhiros së parë kualifikuese, do të hapë aventurën evropiane për vashat gjilanase. Drita, pas suksesit të arritur vitin e kaluar duke marrë të gjithë trofetë e mundshëm, këtë herë dëshiron të lë gjurmë në Ligën e Kampionëve.

Bëhet e ditur se tashmë është ngritur një komision i posaçëm që është duke punuar në këtë drejtim, duke premtuar një organizim të nivelit evropian. Të premten (14.10.2016), KV Drita do të mbajë konferencën e parë për media në Prishtinë, kurse të hënën (17.10.2016) do ta ketë edhe konferencën e dytë dhe të fundit në Gjilan.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjilan, më 18.10.2016, nga ora 19:00 me transmetim direkt në RTK4.

Ekipi bullgar do të udhëtojë direkt në Gjilan të hënën, një ditë para ndeshjes dhe pritet rreth orës 12:00 të arrijë në Hotel Kristal. Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), ka përcaktuar ditë më parë edhe çiftin e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.

Sipas delegimit nga komisionet e posaçme në CEV, gjyqtarë do të jenë Cagi Osan Sarikaya nga Turqia dhe Michall Koutsoulas nga Greqia.

Me qëllim të paraqitjes sa më të mirë në këtë garë, Drita ka bërë dy angazhime nga jashtë, një lojtare amerikane dhe një braziliane. Capri Richardson nga SHBA-të dhe Melissa Romano Ortega janë përforcimet e Dritës nga Gjilani.

 

You Might Also Like