Sportet me dorë

KV Drita mundi KV Skenderbeun, kryetrajneri Idriz Berisha i kënaqur, por…

KV Drita, ekipi i meshkujve ka shënuar fitoren e radhës në kampionat në udhëtim tek skuadra e Skenderbeut me rezultat 3-1 në sete.
Me këtë fitore djelmoshat bardh e kaltër e blindojnë poziten e parë në rënditjen tabelare.
Pas kësaj fitore i kënaqur ishte edhe kryetrajneri Idriz Berisha, i cili ka deklaruar:
“Ishte një lojë shumë e fortë. Kemi bërë shumë gabime. Luftuam per secilën pikë dhe në fund na u shperblye mundi. E kemi përforcuar pozitën e parë. I përgëzoj qunat për angazhimin.”

You Might Also Like