Sportet me dorë

Melek (Erpin) Erbuğa vazhdon me KV Drita edhe për një vit

Ekipit të KV Drita i qëndroi besnike edhe për një vit lojtarja nga Turqia, pasuesja nga Melek Erpin Erbuğa, e cila sa ishte pjesë e KV Drita dhe me këtë ekip fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Erbuğa erdhi te Drita në gjysëmsezonën e dytë të vitit të kaluar, pikërisht në shkurt 2023 me të vetmin qëllim të fitojë trofe, gjë të cilën e arriti duke fituar Kupën e Kosovës 2023 si dhe duke u shpallur Kampion i Kosovës për stinorin 22/23.

Melek Erbuğa luan në pozitën e pasueses që në volejboll është pozita kryesore e organizimit të lojës dhe një ndër pozitat kryesore të lojës së volejbollit.

Melek dhe Drita së bashku kanë sërish të njëjtat qëllime që të fitojnë çdo trofe të mundshëm dhe të paraqiten sa më mirë në garat Evropiane, ku Drita do të merr pjesë.

Melek e lindur në korrik të vitit 2002, e cila ka një karrierë të pasur në ekipet e Supeligës Turke dhe së fundi një super vit me Dritën.

Kariera e Melek Erpin ERBUĞA:

2019-2021 – ISTANBUL BBSK

2021-2022 – Mert Grup Sigorta

2022-2022 – Mihaliççik Spor

2022-2023 – Iba Kimya TED Ankara Kolejliler

2023- …. – KV DRITA

Vazhdojmë tutje Kampione.

You Might Also Like