Sportet me dorë

KV Drita humb në finalen e parë ndaj KV Peja

Fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll KV Peja, e ka bërë edhe një hap tjetër drejt sigurimit të trofeut të dytë këtë edicion, përcjell Gazetasheshi.com.

Pejanët në finalen e parë, shënuan fitore ndaj Dritës, me rezultat 3 me 1.

Rivalitet i madh ishte edhe në të dy taboret, por “verdhezinjtë” janë treguar më bindës për ta fituar finalen e parë.

Me këtë fitore Peja është vetëm një hap drejt titullit, ndërsa Drita në përballjen e dytë kërkon triumfin për ta caktuar fituesin në ndeshjen e tretë.

/GazetaSheshi/

You Might Also Like