Sportet me dorë

KV Drita ka nevojë për mbështetje, të enjten të gjithë në sallë

KV Drita ka nevojë për mbështetje, të gjithë në sallë

“HAJDE NË SALLË, KUPA PO NA VJEN!”, ky është slogani i KV Drita, nëpërmjet të cilit i ka ftuar  qytetarët, dashamirët e sportit nga të gjitha moshat, tifozët e klubit Drita që i qëndruan klubit afër në çdo situatë.

KV DRITA KA NEVOJË PËR MBËSHTETJE!

Të Enjten nga ora 20:00 në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” do të ballafaqohet me klubin “KV Peja”.

Me fitore KV DRITA është në FINALE!

Dy dekada pritje për këtë arritje.

Nga dy ndeshjet e luajtura, KV Drita ka një fitore, një fitore e ka edhe KV Peja, ndeshja e tretë është vendimtare për finale, ku ekipi fitues do të përballet me KV Ferizaj.

You Might Also Like