Futboll

Ky lojtar largohet nga Gjilani

Arbër Mustafa, lojtar i ri dhe me një të ardhme të ndritur është larguar nga SC Gjilani. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar :

 

Pas një kohe të gjatë të kaluar në klubin e fëmijërisë , në klubin ku morra hapat e parë si një futbollist, u zhvillova dhe arrita një ngritje në karrierë erdhi koha që të largohem në bazë të situatës së krijuar dhe mos interesave të përbashkëta .
Falënderoj Presidentin Florim Zuka per korrektësinë e tij dhe Skifterëve për përkrahjen e dhënë .
I dëshiroj suksese Sc Gjilanit në kampionat , ndërsa për të ardhmen time do të njoftoheni në ditët në vazhdim !

You Might Also Like